Shoqata REPER – L’Association REPER
Promovimi i shëndetit dhe parandalimi
Identiteti ynë
Në baze të rreziqeve që paraqesin sjelljet dhe qëndrimet e këqia si dhe konsumimi i lëndëve të ndaluara, REPER ka për qëllim të promovojë mirëqenien dhe jetën harmonike sociale për secilin. Duke iu referuar një filozofije humaniste, ajo kontribon në vlerësimin dhe afirmimin e çdonjërit, si dhe integrimin dhe gëzimin e çdo personi dhe grupi. Respektimi i lirive, i dallimeve dhe të drejtave humane të personit për shkollim dhe shëndet e përbëjnë bazën themelore të punës sonë.
Misioni ynë
REPER është një shoqatë e Fribourg-ut, e themeluar më 2006 pas bashkimit të LIFAT dhe RELEASE. E mandatuar nga bordi shtetëror i kantonit të Fribourg-ut, ajo njihet si një organizatë bamirëse publike dhe financohet nga qyteti dhe kantoni I Fribourg-ut. Ajo është e pavarur dhe nuk ndikohet nga politika dhe feja.
REPER ka për qëllim të ndikojë në promovimin e shëndetit dhe të shqyrtoj të gjitha mjetet e nevojshme për të parandaluar varësitë dhe situatat e rrezikshme :
- Mungesat afektive dhe relacionale
- Varësitë (alkooli, lëndët narkotike)
- Përjashtimet dhe stigmatizimet shoqërore
- Papunësia ose jo formimi (jo shkollimi)
Mënyra e punës sonë
REPER ka afro dyzet profesionistë të ndarë në pesë ekipe, të formuara nga animatorë sociokulturorë, edukatorë, mësimdhënës, psikologë, mjeshtër socioprofesionalë dhe punonjës socialë.
Ne i inkurajojmë të rinjtë për të ndërtuar një jetë të lirë, autonome dhe të ekuilibruar. Në këtë kontekst, ne bashkëpunojmë me të rriturit që i konsiderojmë si personë real.
Në punën tonë, në lidhjet tona me publikun, partënerët dhe klientët, ne privilegjojmë frymën interkulturore dhe partneritetin. Këtu bëhet fjalë që së bashku të gjejmë mjete të reja për zgjidhjen e problemeve në frymën e krijimtarisë, të realizimit dhe të bashkë-ndërtimit
Pesë sektorët tanë shkurtimisht...
Informata & projektet – Information & Projets
Publiku që ne synojmë
- Shkollat : nxënësit, mësimdhënësit, mediatorët, drejtorët e shkollave
- Qarqe spotive, klube, shoqata sportive, trajnerë, monitorë
- Organizues të festave, pronarët e restoranteve
- Shtëpitë dhe institutet edukative
- Kolektivitetet publike, shoqatat
- Ndërmarrjet
- Të rinjët, prindërit, të rriturit
- Qendra formim : shkolla e lartë sociale , shkollat profesionale, universitetet, etj.
Shërbimet
Në fushën e promovimit të shëndetit, parandalimit të sjelljeve të rrezikshme dhe varësive (alkooli, kanabis,duhani, dhuna, televisori/lojrat, etj) :
- Informata dhe dokumente
- Këshilla dhe udhëzime
- Projekte parandalimi dhe promovimi për shëndetin
- Shoqërimi i projekteve
- Formimet
Rruga & realizimet - Rue & Réalisations
Publiku që ne synojmë
- Të rinjët e moshës 14 deri 25 vjeç dhe të afërmit e tyre (12 deri 13, «vjeç me dal se bashku dhe me u respektu», «Sortir Ensemble et Se Respecter, SEESR»)
- Kolektivitetet : komunat, lagjet, shoqatat, etj.
Shërbimet
- Çerdhet edukative të përhershme
- Punëtoritë kreative : valle, muzikë, boks
- Punëtori shëndeti, vlerësimi përmes fotos, seksualiteti dhe pamja e jashtme
- Programe parandalimi : «Me dal së bashku dhe me u respektu» («Sortir Ensemble et Se Respecter, SEESR»), teknikat e kërkimit për shkollim dhe punësim – F3Plus
- Prezencë e rregullt në vendbanime
- Informata dhe këshilla
- Shoqërime individuale dhe kolektive
- Analizë e situatave problematike të lidhura me rininë dhe zgjidhja e tyre
- Përkrahja e projekteve dhe animacione
Qendrat e animacionit sociokulturor - Centres d’animation socioculturelle
Publiku që ne synojmë
- Fëmijë dhe të rinjë
- Publiku në përgjithësi
Shërbimet
- Hyrja e lirë
- Hapja një herë në javë e sallave të pranimit dhe mirëpritja e grupmoshave të ndryshme
- Aktivitete kulturore
- Mbështetje dhe përforcim i aktivtetit kulturor
- Punëtori dhe projekte
- Përmes aktiviteteve specifike, qendrat u mundësojnë të interesuarve të zhvillojnë dhe të valorizojnë kompetencat e tyre, të bëhen aktorë të rrethit shoqëror.
- Përforcime asociative
- Mbështetje dhe përforcim i shoqërisë përreth.
Paraformimi profesional - Préformation Professionnelle
Publiku që ne synojmë
- Të rinjët që e kanë mbaruar shkollimin e deryruar
Shërbimet
- Mbështetje në zgjedhjen e orientimit profesional dhe elaborimin e projekteve për formim (shkollim)
- Eksperimentime paraprofesionale në kuadër të stazheve në ndërmarrje.
- Ruajtja dhe përmirësimi i njohurive shkollore.
- Zhvillimi i aftësive personale që favorizojnë hyrjen në botën e punës.
- Bashkëpunim me rrjetin primar dhe sekondar
- Aktivitete të caktuara në fushat e parandalimit dhe të promovimit të shëndetit duke favorizuar dinamikën e grupit si mjet intervenimi.
Burimet & zhvillimi (programi Choice) - Ressources & Développement (le programme Choice)
Publiku që ne synojmë
- Adoleshentë të moshës 12 deri 17 vjeç, në gjendje të vështirë shkollore, që gjenden në prag të braktisjes.
- Familjet
- Shkolla dhe rrjetet e tjera
Shërbimet
- Biseda individuale dhe familjare
- Punë dinamike në grupe mbi tema siç janë relacionet, komunikimi, motivimi, konsumimi i lëndëve varëse edhe agresiviteti.
- Punë në rrjet
- Ndihmë mësimdhënësve.
Shërbimet tona kryhen në frengjisht. Me kërkesën tuaj, ne mund t’ju sigurojmë përkthyes për të lehtësuar komunikimin gjatë mbrëmjeve dhe takimeve tona.
Për më tepër informata, ju mund të kontaktoni :
Shoqata REPER – Association REPER
Rue Hans-Fries 11 1700 Fribourg
Tel : 026 322 29 01
Fax : 026 323 18 97
Courriel : info@reper-fr.ch
Site internet : www.reper-fr.ch





